MPB: NJOFTIM PËR MJET SHPËRTHYES EDHE NË BANKËN QENDRORE
Kanë vijuar kërcënimet për vendosje të bombave në shkollat e mesme të Shkupit, ndërsa njoftim për vendosje të mejtit shpërthyes është dërguar edhe në adresën elektronike të Bankës qendrore të Maqedonisë së Veriut.
“Rreth orës 10.10 dhe nga BPRM-ja është denoncuar se në adresën elektronike të tyre është dërguar kërcënim për vendosje të eksplozivëve” – thonë nga MPB.
Që të gjitha këto denoncime sipas Minsitrisë së brendshme pas kontrollve janë konstatuar si të rreme. E ministri Oliver Spasovski tha se qëllimi I këtyre ndodhive është që të shkaktohet pasiguri tek qytetarët.
“Shqetësimi është i madh, megjithatë edhe qëllimi i sulmeve të tilla hibride është pikërisht ky. Të krijohet shqetësim te qytetarët, të ketë pasiguri, të ndikohet në institucionet, të shpenzohen shërbimet e sigurisë në shtet” – tha Oliver Spasovski.
Ndryshe kërcënimet përmes adresave eletkronike nëpër shkollat e mesme në Maqedoninë e Veirut kanë nisur që nga 26 tetori. Autoritetet thonë se pas analizave dhe hetimeve është konstatuar se njoftimet vijnë nga jashtë shtetit. /KlanMacedonia/