Vazhdojnë bombardimet ruse në Ukrainë, një person humb jetën dhe dy të tjerë plagosën

Sipas njoftimeve të fundit, të paktën një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur gjatë bombardimeve ruse në Berislav dhe fshatin Nadnipryansk në rajonin Kherson.

Autoritetet u informuan për këtë ngjarje dhe kanë nisur hetimin për shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës. Sulmet e ushtrisë ruse kanë shkaktuar humbje të rënda dhe vazhdojnë të krijojnë tensione në zonë.

Sipas mediave të huaja ushtria ruse sulmoi qytetin e Berislavit dhe si pasojë e hedhjes së eksplozivit në një nga rrugët, një banor i zonës vdiq.

“Një person ka mbetur i vrarë dhe dy persona janë plagosur si pasojë e granatimeve të mëngjesit të sotëm në rajonin Kherson, për të cilin ka nisur procedimi penal. Nën drejtimin procedural të prokurorisë së rajonit Kherson, ka nisur hetimi paraprak për shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës”, njoftojnë autoritetet në Ukrainë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share