Vazhdimi i shumëpritur i “Avatar” zbarkon në Hollywood

I nominuar për 2 Golden Globe dhe për nominim të mundshëm në Oscar

Yjet e “Avatar: The Way of Water” dolën në Los Anxhelos mbrëmjen e së hënës për premierën në Amerikën e Veriut të vazhdimit të shumëpritur “Avatar” . Ajo që ra në sy ishte mungesa e regjisorit James Cameron për shkak të infektimit me COVID.

Midis yjeve që kaluan në tapetin blu në premierën e Los Anxhelosit ishin anëtarët e kastit origjinal Sigourney Weaver, Zoe Saldana dhe Sam Ëorthington, të cilëve iu bashkua superylli i muzikës The Weeknd, i cili shkroi kolonën zanore të filmit.

“The Way of Water” do të fokusohet tek personazhet, Jake Sully, Neytiri dhe fëmijët e tyre, si dhe zë vend 12 vjet pas ngjarjes së filmit të parë të lancuar në vitin 2009. Duke qenë të gatshëm ta marrin çdo masë të nevojshme për ta mbrojtur njëri-tjetrin, ata duhet të luftojnë për të qëndruar gjallë dhe për të përballuar tragjedinë, në një luftë për një të ardhme më të mirë.

Premiera e Los Anxhelosit erdhi pasi u njoftua se filmi i suksesshëm ishte nominuar për dy çmime Golden Globe, duke rritur shpresat për nominime të mundshme për Oscar.“Avatar: The Way of Water” fillon së shfaquri nëpër kinematë botërore më 16 Dhjetor të këtij viti.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share