Janë formuar radhë të gjata që nga mëngjesi I sotëm për të marrë vaucherat për kondicionerë inverter të shpërndara nga Ministria e energjetikës.
Sanja Bozhinovska e cila drejton me këtë institucion, duke e ndjekur situatën nga terreni njoftoi se do të shpërndahen gjithsej 6.120 vaucerë dhe se afati për përfundimin e shpërndarjes është deri më 30 nëntor. Sipas ministres, shpërndarja e vaucerave ka nisur me sukses, megjithatë ajo theksoi se procesi është realizuar në mënyrë fizike për të shmangur komplikimet që mund të lindnin nëse do të bëhej me postë, pasi kjo do të përfshinte edhe nënshkrimin e kontratave.
“Procesi me Postën është pak më i gjatë dhe ato kontrata duhet të kthehen. Ne e pamë se kjo ishte më e dobishme dhe më efikase. Sigurisht, afati është fundi i muajit, nuk duhet të marrësh një ditë të tërë pune. Do të kemi më shumë njerëz në ministri. Bëmë të mundur shpërndarjen e vaucherave në 30 vende në Maqedoni, jo të gjithë duhet të vijnë në Shkup. Afati i fundit është 30 nëntori për t’i blerë ato. Me sa di unë nuk ka afat deri në të cilin duhet t’i instalojnë. Më e rëndësishmja është që ato të paguhen dhe të përdoren, thote Ministeresha e enrgjetikës Sanja Bozhinovska” – tha Ministrja e Energjetikës.
Ndërkohë, ankesa të shumta janë shfaqur lidhur me mundësinë që shpërndarja e vaucherave të ketë pasur ndikime politike. Ka pasur aludime se disa vuchera mund të jenë shpërndarë përmes linjave partiake, gjë që ka shkaktuar shqetësime për drejtësinë e procesit, thote Ministeresha e enrgjetikës Sanja Bozhinovska
“Kam dëgjuar se ka pasur disa ankesa dhe inkurajoj këdo që mendon se procesi ishte i gabuar të na kontaktojë zyrtarisht dhe ne do t’i përgjigjemi departamentit ligjor sepse siç e përmenda nuk kemi qenë fare të përfshirë në proces, I kemi marrë emrat e atyre që kanë marrë kuponët dhe emrat e kompanive që do të shpërndajnë kuponët” – tha Ministrja e Energjetikës.
Qytetarët mund të shfrytëzojnë mundësinë për të marrë vaucherat nga ora 9:00 deri në 17:00 çdo ditë në lokacionet e përcaktuara. /tvklan.mk/