Polici serb Nikola Krsmanoviq, i cili u vra në Loznicë, është varrosur sot në fshatin Jarebic. Në ceremoninë e varrimit mori pjesë edhe ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq, së bashku me familjarët dhe miqtë e të ndjerit.
Krsmanoviq, 34 vjeç, u vra në orët e para të së enjtes, ndërsa një polic tjetër mbeti i plagosur gjatë incidentit. Sipas raportimeve, Faton Hajrizi është i dyshuari kryesor për vrasjen.