KURTI: SERBIA NE MENYRE TE PATURPSHME MOHON GJENOCIDIN NE SREBRENICE
Eshtrat e 50 viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, të identifikuara së fundmi u varrosën në Qendrën Përkujtimore Potoçari. Me rastin e 27-vjetorit të masakrës të rëndë kanë reaguar figura të rëndësishme të politikës.
Qyteti boshnjak i Srebrenicës përkujtoi masakrën etnike të ndodhur 27 vite më pare.
Më 11 korrik,në vitin 1995 mijëra gra u dëbuan nga shtëpitë e tyre ndërsa mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë u vranë gjatë dhjetë ditëve të spastrimit etnik nga forcat serbe.
Eshtrat e 50 viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, të identifikuara së fundmi u varrosën kete te hene në Qendrën Përkujtimore Potoçari, aty ku ndodhen varret e mbi 6,670 viktimave të tjera. Në Potoçari, ceremonitë përkujtimore të masakrës i ndoqën mijëra persona.
Për këtë ngjarje , e cilësuar si më e rënda në Evropë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore ka reaguar edhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. Ai u shpreh se se gjenocidi në Srebrenicë paraqet një nga ngjarjet më të errëta të historisë moderne evropiane.
“Ky përvjetor gjithashtu është një përkujtues, se duhet të punojmë bashkërisht për paqen në Evropë, dhe se Bosnjë e Hercegovina duhet të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian”, ka shkruar Michel në Tuitter.
“Zemrat dhe mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre”, ka shtuar më tej ai.
Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar përmes një postimi në facebook me rastin e 27-vjetorit të masakrëës.
“Organet që do të duhej të dilnin e të kërkonin falje me përulje, dalin paturpësisht mohojnë ekzistencën e gjenocidit…”,
“Dëmi i shkaktuar nga gjenocidi nuk mund të riparohet. Por, ai mund të njihet duke u pranuar”, ka vijuar më tej ai.
Autoritetet në Serbi, por edhe udhëheqësit e serbëve të Bosnjës refuzojnë të pranojnë se në Srebenicë ka ndodhur gjenocid.