Varhelyi: RMV-ja të shfrytëzojë gjithë potencialin në kuadrin e skriningut për përshpejtim të reformave

Raporti vjetor i Komisionit Europian për ecurinë e Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit europian nxjerr në pah sfidat që vendi has edhe pas hapjes së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Për Komisioni Europian mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare BE-Maqedonia e Veriut në 19 korrik konsiderohet si historike dhe një detyrim i tejzgjatur që Bashkimi Europian i detyrohet vendit. Por gjatë prezantimit të raportit për Maqedoninê e Veriut, komisioneri për politikën e fqinjësisë dhe zgjerimit Oliver Varhelyi është ndalur në problematikat kryesore për vendin.

“ Maqedonia e Veriut ka treguar një progres të qëndrueshëm në zbatimin e reformave të integrimit europian, por vendi duhet të përshpejtojë shpejtësinë e reformave dhe të përfitojë tërësisht nga procesi i screening (ekzaminimiti legjislacionit të vendit krahasuar ùe legjsilacionin e BE-së ) për të eksploruar të gjithë potencialin e tij për përshpejtimin e zbatimit të reformave të integrimit” ka deklaruar Oliver Varhelyi. Sipas tij, lufta kundër korrupsionit duhet të vazhdojë dhe përpjekje të mëtejshme kërkohen në reformën e administratës publike.

Lidhur me Shqipërinë, raporti I Komisionit Europian evidentohet, se mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare Shqipëri-BE në korrik konsiderohet gjithashtu si historik nga Komisioni Europian. Por me këtë raport, ekzekutivi europian konfirmon qëndrimin e 27 shteteve anëtare të BE-së, se vendi ka përmbushur kushtet për hapjen e negociatave, por asgjë më shumë. Kjo pasi në raporti evidentohet, se pavarësisht progresit, Shqipëria çalon në përmbushjen e kritereve kyçe për forcimin e demokracisë, shtetit ligjor, të drejtave themelore dhe administratës publike.

Në raportin për Kosovën, fokusi i Komisioni Europian shkon te lëvizja e lire për qytetarët e Kosovës dhe normalizimii marrëdhënieve me Serbinë. Ekzekutivi europian, rikonfirmon, se vendi I ka përmbushur tê gjitha kushtet për liberalizimin e vizave. Ndêrkohë, që normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë trajtohet si një prioritet për stabilitetin dhe të ardhmen e tërë rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe avancimin e dy vendeve në rrugëtimin e tyre europian. Kosovës dhe Serbisë u kërkohet së pari që të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe pa vonesa për të përparuar në dialogun Prishtinë-Baograd, si dhe të zbatojnë të tê gjitha marrëveshjet e arritura deri tani. Dy vendeve u kërkohet gjithashtu t’i japin prioritet e ta trajtojnë si nevojë urgjente arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizim të marrëdhënieve midis dy tyre.

Komisioneri Oliver Varhelyi ka deklaruar, se Komisioni Europian rekomandon dhënien e statusit të vendit kandidat për Bosnjën pas aprovimit të disa kritereve, ndërkohë që plotësimi i 14 prioriteteve mbetet në fuqi për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Serbia në raport kritikohet ashpër për hapat pas në përafrimin me politikat e Bashkimit Europian në fushën e politikës së jashtme dhe sigurisë, përfshirë dhe për sanksionet ndaj Rusisë. Sipas raportit, Serbia, këtë vit ka rënë në nivelin e 45% të përafrimit, ndërkohë që .vitin e kaluar ky nivel i përshtatjes me BE-në ishte në 64%. – Erisa Zykaj -Bruksel. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share