Varhelyi: Integrimi i Ballkanit Perëndimor duhet të bëhet prioriteti më i rëndësishëm gjeostrategjik

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka theksuar në rrjetet sociale se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE duhet të bëhet prioriteti më i rëndësishëm strategjik.

“Këto kohë të turbullta, integrimi europian i Balllkanit Perëndimor duhet që të bëhet prioriteti më i rëndësishëm gjeostrategjik”, shkruan ai.

Varhelyi kujton se BE ka dhënë mbështetje 30 miliardë Euro përmes Planit Ekonomik dhe të Investimeve për të përshpejtuar procesin dhe për të ofruar një të ardhme më të mirë për të rinjtë në rajon./tvklan.al

https://twitter.com/OliverVarhelyi/status/1570773807803277313

Lexo gjithashtu
Total
0
Share