Fshatarët mbetën pa mbjellat e tyre, kërkojnë dëmshpërblim
Përgatitjen e sallatës e la në gjysmë. Kjo pasi shtëpia dhe të gjithë mbjellat ia mori lumi.
Familja Matovski nga fshati Raotincë e Komunës së Jegunovcit, sic njofton KlanM nga vendngjarja, u vërshua pasi lumi Vardar doli nga shtrati.
Nuk mund të hyjnë as në shtëpi nga uji i cili ka përmbytur gjithçka.
Kjo shtëpi është me më shumë dëme materiale, ndërsa dëme materiale kanë edhe 60 familje tjera.
“Aty i kam specat por nuk mund të kalohet”, thotë Dushko Matovski, banor.
“Për fat të keq edhe përkundër premtimeve nga pusheti asgjë nuk është rregulluar, problem mbetet i njëjtë”, vazhdoi ai.
“Vetëm inzicojmë ndërsa asgjë nuk bëjmë. Unë pres që projekti me UNDP që ta rregullojmë. Prej tanve nuk ka asgjë”, u shpreh Matovski.
Kryetari i Komunës së Jegunovcit, sic njofton KlanM, thotë se problemi qëndron tek lëshimi i ujit nga liqeni i Mavrovës. Ai pret fonde nga UNDP-ja dhe Ambasada zvicerane për ta rregulluar shtratin e lumit.
“Ky problem me derdhjen nga shtrati të lumit Vardar është me dekada, shteti nuk gjeti mënyrë për ta rregulluar këtë. Por kjo nuk bëhet vetëm përshkak reshjeve të rrëmbyeshme të shiut por pasi lëshohet uji nga hidrocentrali nga liqeni i Mavrovës. Nga përvoja ime e di se lumi Vardar nuk derdhet vetëm nga shiu, por del kur lëshohet nga liqeni i Mavrovës”, tha Dimitar Kostadinovski, kryetar i komunës së Jegunovcës.
Ajo që tmerron banorët e kësaj komune është se çdo vit përmbyten nga dalja e lumit nga shtrati, kurse sic percjell KlanM, asnjëherë nuk marrin dëmshpërblim nga dëmet e shkaktuara nga vërshimet. /KlanMacedonia