Vardari mbyll dyert për “Ballistët”!

Tifozët e Shkëndisë nuk do të jenë të pranishëm në ndeshjen e së dielës kundër Vardarit, që do të zhvillohet në Arenën “Todor Proeski” në Shkup, në kuadër të xhiros së parë të sezonit pranveror.

Ashtu siç pritej, Vardari ka refuzuar kërkesën e Shkëndisë për praninë e 300 “Ballistëve” në këtë ndeshje derbi.

Si arsye e refuzimit, Vardari potencon se tifozët e Shkëndisë nuk janë të mirëseardhur, sic thonë, duke marrë parasysh ngjarjet e ndeshjeve të fundit në Stadiumin e Tetovës.

Gjithashtu potencohet se Shkëndija disa herë kishte refuzuar të pranojë “Komitët” në ndeshjet midis dy ekipeve rivale.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share