Në takimet e drejtpërdrejta që kam me qytetarët paraqes atë që mund të thuhet kur flet me dikë ballë për ballë dhe është pjesë e programit tim parazgjedhor, por turpi i këtij procesi parazgjedhor është mungesa e përballjes së kandidatëve për president, theksoi kandidatja për president e partisë E Majta, Biljana Vankovska, gjatë vizitës së sotme në Koçan dhe takimet me qytetarët.
“Pa u përballur drejtpërdrejt me kundërshtarët, mendoj se të gjithë do të turpërohemi. Ndjej sikur më ka ngrënë turpi i tjetrit dhe këtu mendoj në radhë të parë për kandidatët që janë doktorë shkencash, që janë profesorë, që provokojnë njëri-tjetrin dhe ftojnë njëri-tjetrin në debate të veçanta, duke injoruar të gjithë të tjerët. Të shtatë ne meritojmë trajtim të barabartë, mundësi të barabarta para mediave, për të thënë atë që kemi në programe, shkurt dhe në një format standard si për vendet perëndimore, ashtu edhe për të gjitha demokracitë. Unë vazhdimisht them dhe apeloj që u jemi borxhli qytetarëve, sepse na kanë dhënë 10 mijë nënshkrime e shumë më tepër. Ata presin të na shohin të gjithëve, përballë njëri-tjetrit, me argumente, me teza dhe pastaj të vendosin se për kë do të votojnë, sipas gjithçkaje që kemi bërë”, theksoi Vankovska.
Për ofendimet, skualifikimet personale dhe fjalët e ashpra që dëgjohen në fushatë, ajo theksoi se nuk i referohet një niveli të tillë komunikimi, por mundohet të bëjë një fushatë pozitive. sa/