Vanesa Sono kalon në finalen e Festivalit të 61-të të Këngës

Vanesa Sono ka kaluar në finalen e festivalit të 61 të RTSH-së ku po marrin pjesë 26 konkurentë, informon Klan M.

Me këngën e saj ”Aroma Jote” ka magjepsur publikun duke vazhduar në finalen e madhe që do të mbahet sonte.

Festivali i 61-të të Këngës në RTSH, do të japë 3 çmime të para: vendi i parë, vendi i dytë dhe vendi i tretë;1 çmim për artistët e rinj dhe grupet alternative dhe 1 çmim për karrierë. Por ndryshe nga vitet e kaluar, Festivali i 61-të i Këngës në RTSH vjen me një risi lidhur me këngën që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, fituesi i së cilës do të zgjidhet me votat e publikut me anë të SMS-ve.

Çmimi për 3 vendet e para, çmimi për artistët e rinj dhe grupet alternative si dhe çmimi për karrierën do të jepen pas një vlerësimi nga juria.

Në festivalet e mëparshme të Këngës në RTSH fituesi i çmimit të parë ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion, por këtë vit, vendin tonë në “Eurovision Song Contest 2023” që do të zhvillohet në Britaninë e Madhe, do e përfaqësojë ajo këngë e cila do të rezultojë më e votuara nga publiku. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share