Sulmuesi anësorë Vane Krstevski bëhet përforcimi i parë i kuqezinjëve në merkaton e janarit. 20-të vjeçari nga Shtipi te Shkëndija vjen nga Brera AP, derisa pas firmosjes së kontratës 3.5 vjeçare në prononcimin e tij të parë si kuqezi nuk ka fshehur kënaqësinë që bashkohet me Shkëndijën.
“Ndjenja është e bukur. Jam i lumtur dhe i kënaqur që jam këtu. Falenderim për besimin e treguar dhe shpresoj ta arsyetoj me lojë të mirë nga ana ime dhe angazhim maksimal” – tha Krstevski.
“E dij se Shkëndija ështe klub i madh, me ambicie të mëdha. Gjithashtu ka numër të madh të tifozëve. Mendoj se do ta arsyetoj besimin që më kanë dhënë dhe do të jap gjithçka nga vetja të arsyetoj atë” – tha Krstevski. /KlanMacedonia/