Valmir Aziri tregon projektet në horizont të Ministrisë së Kulturës, përmend dy arritjet e mëdha për shqiptarët

Valmir Azir, Sekretari i ministrisë së Kulturës në Maqedoni i ftuar në emisionin 99 Minuta me Fjolla Telain, ka folur rreth planeve të ministrisë ku ai vepron, për vitin 2023. Ndikimi i Ministrisë së Kulturës në shoqëri ishte tema për të cilën u diskutua gjatë emisionit.

“Administrata e Ministrisë së Kulturës ka arritur që t’i bëjë ballë kërkesave të institucioneve, që janë në numër të madh. Në kontekstin shqiptar, ne kemi arritur që edhe përskaj krizës së madhe ekonomike që mbizotëron gjithandej, kemi arritur që të marrimvendime goxha të guximshme për krijimin e dy institucioneve siç janë galeria e Arteve në qytetin e Gostivarit, si një dëshirë e kërkesë e kahmotshme e kolegëve të mi të artit figurativ dhe kemi krijuar institucionin, i cili rrumbullakëson institucionalizimin e kulturës shqiptare. Ai është institucioni i Ansamblit Muzikor, që nënkupton një gërshetim të veprimtarive që kanë të bëjnë me veprimtarinë muzikore dhe veprimtarinë skenike. kur them skenike, do të kemi opereta t[ë ndryshme dhe kur them muzikore, do të kemi orkestër të instrumentistëve”, tha Valmir Aziri në 99 Minuta./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share