Ajo që ndodhi në Beograd është pjesë e pasojave të dekadës së fundit, ku mungon adresimi i revolucionit digjital. Kështu vlerësoi në Klan Debat arsimtari nga tetova, Satki Ismaili. Sipas tij, vendet perëndimore prej më herët janë përgatitur për t’u përballur me pasojat e zhvillimit të shpejtë teknologjik, ndërsa në Ballkan nuk ka përkushtim ndaj këtij fenomeni.
“Ne i shikojmë nga anash ndodhitë që ndodhën në rastet e fundit në Serbi, por tani, sidomos të rinjtë, po i shikojnë si fenomen me idenë: pse edhe ne mos provojmë diçka”, tha mes tjerash Ismaili.
Ai thotë se është shtuar shqetësimi në vend dhe ngajrjet e fundit kanë ndikuar shumë edhe tek të rinjtë në shkollat e vendit./KlanMacedonia,