Në emisionin Happy Day në Klan Maqedoni, gazetarja dhe redaktorja e programit për Kulturë, arsim dhe shkencë, Valbona Zunçe Pajaziti tha se në kohën e vështirë të luftës si studente ishte në terren në rolin e gazetares, ajo tregon për sfidat që ka kaluar atë periudhë.
”Të them të drejtën kur hyra gazetare isha studente dhe nuk e imagjinoja dot luftën e kisha dëgjuar mirëpo të jesh prezent ishte ndryshe. Kam qenë në terren gjatë luftës së 2001 në Tetovë dhe Kumanovë por më ka ruajtur Zoti, kemi shkuar me shoferin e redaksisë por gjithmonë kemi pasur fat as policia nëpër pikat e tyre nuk na kanë ndaluar asnjëherë pra ishim me fat” – tha redaktoria Valbona Zunçe Pajaziti. /KlanMacedonia/