Vala përvëluese e të nxehtit godet SHBA

Një valë e të nxehtit ekstrem ka përfshirë një pjesë të madhe të SHBA, me autoritetet që kanë vendosur alarmin e kuq në shumë shtete.

Nju Jorku hapi më herët plazhet dhe pishinat publike. Sipas planit të emergjencës nga nxehtësia, Neë York City po hap qendrat e tij të ftohjes për herë të parë këtë vit.

Çikago regjistroi temperaturë 38 gradë Celsius, ndërkaq Detroiti dhe Filadelfia, si dhe qytetet në Neë Hampshire, Connecticut dhe Maine janë vendosur nën paralajmërim pasi pritet të goditen gjithashtu nga i nxehti ekstrem.

Vala vdekjeprurëse e të nxehtit ka prekur gjithashtu edhe Meksikën. Të paktën dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë për shkak të zjarreve në Nju Meksiko, të cilat gjithashtu kanë çuar në evakuimin e mijëra njerëzve dhe kanë dëmtuar qindra struktura.

Guvernatori shpalli gjithashtu një gjendje të jashtëzakonshme në Qarkun Lincoln dhe Mescalero Apache për shkak të dy zjarreve. Zjarri i South Fork vlerësohet se është përhapur në rreth 61,82 kilometra katrorë i cili aktualisht nuk është vendosur nën kontroll. Paralajmërimet për të nxehtë ekstrem janë lëshuar edhe në Kanadanë Jugore dhe Qendrore, pasi temperaturat janë rritur në mbi 35 gradë Celsius.

Ndërkaq përmbytjet kanë përfshirë Oklahoma-n. Niveli i ujit përgjatë lumit Beaver ka arritur pikën kritike që detyroi mbylljen e një autostrade kryesore për shkak të përmbytjeve. Stuhia tropikale Alberto ka të ngjarë të godasë Meksikën verilindore dhe bregun jugor të Teksasit.

Gjithashtu edhe banorët e qytetit bregdetar Acajutla në Salvador po përballen me rrëshqitje dherash pas përmbytjeve intensive. Të paktën 11 vdekje në vendin e Amerikës Qendrore janë lidhur me rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet nga shirat e dendur në ditët e fundit, sipas autoriteteve lokale.

Një valë e fortë e të nxehtit ka përfshirë edhe Indinë që ka vrarë të paktën pesë persona këtë javë në kryeqytet, Nju Delhi ku temperaturat kanë arritur në 51 gradë Celsius. Në total vala e të nxehtit në Indi deri më tani i ka marrë jetën mbi 200 personave. Miliarda në të gjithë Azinë po përballen me nxehtësinë ekstreme në një prirje që shkencëtarët thonë se është përkeqësuar nga ndryshimet klimatike.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share