Nxënësit e shkollave të mesme në vend, sot dhe nesër mësimin e zhvillojnë me orë të shkurtuara për shkak të valës së pazakontë të të nxehtit për këtë periudhë të vitit.
Deri në fund të vitit u kanë mbetur edhe tri ditë pune.
Mësimi me orë të shkurtuara ishte përgjigje ndaj kërkesës së prindërve të cilët reaguan se nëpër shkolla nuk ka kushte pune dhe bënë thirrje që procesi mësimor të përfundojë më herët.
Në komunikatën e Ministrisë së Arsimit thuhet se shkollat fillore duhet të vazhdojnë mësimin me orë të shkurtuara, por gjatë kësaj duhet të kenë kujdes që të respektohet thelbi i materialit mësimor. Në rekomandimet e Ministrisë së Arsimit thuhet se klasat dhe hapësirat tjera duhet vazhdimisht të ajrosen, kurse nxënësit të kenë kujdes me konsumimin e ushqimit dhe të konsumojnë sa më tepër lëngje.
Rekomandimet e Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit, duket se janë zbatuar nëpër shkolla. Në Shkollën Fillore “Ademi Jashari” në Çair të Shkupit, drejtuesit thonë se kanë vepruar konform masave të autoriteteve.
“Me fillimin e vapës së madhe paraprakisht në mënyrë interne i kemi liruar disa arsimtarë të cilët kanë probleme shëndetësore dhe disa arsimtare të cilat janë në kohën e shtatzanisë i kemi liruar edhe pse duke pasur parasyshë se nuk është ndonjë pengesë e madhe në zhvillimin e procesit arsimor pasiqë është fundi i vitit. Javën e kaluar duke pasur parasyshë vapën dhe kushtet jo të përshtatëshme për të përballuar kushtet e këtyre temperaturave të larta, kemi bërë një shkurtim të orëve duke e pasur më të lehtë mirpo edhe duke mbajtur mësim duke u fokusuar nëpër ato klasa që janë më të freskëta, normalisht duke ajrosur ambientin e shkollës duke hapur dritare që të ketë freski dhe të ketë më tepër ajrosje të ambientit shkollor” – tha Fitore Qerezi, drejtoresh e shkollë fillore Adem Jashari – Çair.
Për dallim nga filloristët, për të cilët viti shkollor përfundon të hënën më 17 qershor, nxënësit e shkollave të mesme vitin shkollor e përfunduan më 10 qershor.
Këtë vit shkollor, për herë të parë u zbatua pushimi pranveror nga 26 prilli deri më 6 maj. /tvklan.mk/