Të paktën njëqind njerëz kanë vdekur në dy javët e fundit në Meksikë për shkak të motit të nxehtë, përcjell KlanM. Temperatura e ajrit në disa pjesë të vendit u rrit në afërsisht 50 gradë Celsius, informuan nga Ministria e Shëndetësisë së Meksikës.
Vala trejavore e të nxehtit këtë muaj ka rënduar me konsum rekord rrjetin e energjisë elektrike dhe në disa zona janë ndërprerë edhe mësimet, raporton AMI.
Më shumë se dy të tretat e vdekjeve ndodhën midis 18 dhe 24 qershorit, dhe pjesa tjetër në javën e kaluar. Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është regjistruar vetëm një vdekje e shkaktuar nga moti i nxehtë, përcjell KlanM.
Rreth 64 për qind e vdekjeve ndodhën në shtetin verior të Nuevo Leon, i cili kufizohet me Teksasin.
Temperatura e ajrit është ulur në ditët e fundit që nga fillimi i sezonit të shirave, por në pjesën veriore të Meksikës ende mbizotëron mot i nxehtë. Në qytetin Acconchi, shteti meksikan Sonora, dy ditë më parë u mat një rekord prej 49 gradë Celsius./KlanMacedonia