Pritet që në orët në vijim situate e zjarreve të përmirësohet falë reshjve të shiut
Vala e paprecedentë e të nxehtit në Australi ka shkaktuar zjarret e para të pranverës .
Rreth 17,000 hektarë tokë janë djegur në pjesën lindore të rajonit Gippsland të shtetit Victoria pasi erërat e forta gjatë natës përhapën edhe më tej zjarret.
Sipas autoriteteve australiane më shumë se 650 zjarrfikës janë angazhuar për të shuar flakët.
Ndërsa në shtetin e Tasmanisë, banorëve në ishullit Flinders iu është kërkuar të evakuohen për shkak të zjarreve të cilat kanë dalë jashtë kontrollit.
Megjithatë, pritet që kushtet atmosferike të ndryshojnë me shpejtësi në shtetin e Victoria.
Shteti i Victorias është nën ndikimin e një sistemi frontal që pritet të sjellë reshje shiu në zonat ku ka aktualisht zjarre dhe do t’i japë fund këtyre tre ditëve që kanë qenë shumë sfiduese për ne.
Por teksa reshjet e shiut pritet të ndihmojnë në shurajen e zjarreve ekziston edhe rreziku i përnbytjeve.
Klan News