Institucionet arsimore në Maqedoninë e Veriut të përgatiten për valët e të nxehtit, që të shmanget mbyllja e shkollave ose vazhdimi I pushimit veror për shkak të temperaturave ekstreme, kurse mësimdhënësit dhe prindërit të aftësohen që t`u përgjigjen streseve të të nxehtit – rekomandon UNICEF-i.
“Ekziston nevoja që të investohet në plan të përditësuar shëndetësor për t`u përballur me temperaturat e larta, si dhe në mbrojtjen primare shëndetësore, që të sigurohet preventiva adekuate, përgjigja e hershme, diganoza dhe trajtimi i sëmundjeve të fëmijëve që shkaktohen nga i nxehti. Plani duhet të ketë si prioritet fëmijët e cënuar, ata që jetojnë në varfëri, fëmijët me pengesa dhe ata që jetojnë dhe punojnë në rrugë” – thonë nga UNICEF.
Hulumtimi që përfshin të dhëna nga 23 vende kurse potencohet se I nxehti ekstrem në Evropë dhe Azinë Qendrore vrasin thuajse 400 fëmijë brenda vitit.
Në Vitin 2021 si pasojë e temperaturave të larta, kanë vdekur rreth 377 fëmijë. /tvklan.mk/