Vala e të nxehtit ekstrem përfshin jugperëndimin e SHBA-së

Miliona amerikanë nga Bregu i Gjirit të Teksasit deri në Zonën e Gjirit të San Franciskos janë përfshirë nga një i nxehtë ekstrem.

Shërbimi Kombëtar i Motit parashikoi temperatura jashtëzakonisht të larta, deri në 40 gradë Celsius në disa shtete edhe përgjatë fundjavës. Zonat të cilat kanë vendosur alarm të kuq përfshinin Luginën Qendrore të Kalifornisë dhe Sacramento.

Auroritetet iu kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin daljen nga shtëpia në orët e pikut. Turistët zbritën në Luginën e Vdekjes së famshme të Kalifornisë shfytëzuan të bënin një foto pranë aparatit ku tregohet temperatura e cila shënoi 48 gradë Celsius.

Ndërkaq në disa shtete të tjera amerikane tornadot vijojnë të shkatërrojnë shtëpi. Pamjet e dëshmitarëve okularë të tregojnë një nga stuhitë e forta që përfshiu Gaithersburg, Maryland, duke shkaktuar edhe lëndime të konsiderueshme. Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit në SHBA u rregjistruan të paktën nëntë tornado në Maryland. Disa njerëz mbetën të bllokuar në një shtëpi gjatë stuhisë.

Nga ana tjetër përmbytjet i morën jetën dy personave dhe kanë prekur më shumë se 4 mijë të tjerë në Casanare të Kolumbisë. Shirat e fuqishëm përmbytën zona të gjera bujqësore, duke izoluar shumë familje dhe duke bllokuar rrugët në rajonin verior. Guvernatori i Casanare shpalli në rajon fatkeqësi publike.

Ndërsa situata tani është lehtësuar në Gjermaninë jugperëndimore, nivelet e ujit gradualisht kanë filluar të ulen përgjatë Danubit në Bavarinë lindore. Kancelari gjerman Olaf Scholz ka deklaruar se përmbytjet në jug janë një kujtesë se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu nuk mund të neglizhohen.

Sipas shkencëtarëve muaji Maj u rregjistrua si muaj i 12 më i nxehtë. Temperatura mesatare globale për periudhën e majit ishte 1.63 gradë Celsius mbi mesataren.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share