Temperaturat në Francën jugore pritet të kalojnë 40 gradë sot, duke rritur ndjeshëm rrezikun e zjarreve në rajonin përreth Marsejës. Italia dhe Spanja gjithashtu janë të rrezikuara nga zjarret për shkak të temperaturave të larta.
Në qytetin spanjoll të Kordobës, temperatura pritet të arrijë 43 gradë, ndërsa Sevilja, një nga qytetet më të nxehta në Europë, do të përjetojë temperatura maksimale prej 41°C të premten, 39°C të shtunën dhe 40°C të martën e ardhshme.
Ministria italiane e Shëndetësisë ka paralajmëruar për valë të nxehti në 17 qytete, përfshirë Romën, Firencen dhe Palermon. Nxehtësia ekstreme mund të jetë vdekjeprurëse, në vitin 2023, 61,000 njerëz humbën jetën për shkak të valës së të nxehtit rekord në Europë.