Vala e të nxehtit e pafavorshme për bujqësinë, vaditja prioritet

Vala e të nxehtit me temperatura mbi 40 gradë që ka përfshirë vendin është e pafavorshme për bujqësinë. Nevojat për ujë janë të larta, veçanërisht për kulturat pranverore, e veçanërisht për misrin dhe lulediellin, i cili është në fazën e mbushjes së grurit.

Sipas agrometeorologëve, prioritet i fermerëve në këtë periudhë duhet të jetë vaditja, por duhet të vazhdojë edhe aplikimi i masave agroteknike.

“Këto kushte klimatike janë të papërshtatshme për të gjitha kulturat, me përjashtim të disa llojeve të frutave që janë në fazën e vjeljes dhe pjekjes së frutave. Reshjet e herëpashershme në disa vende në periudhën paraardhëse nuk kanë përmirësuar gjendjen e lagështirës së tokës, e cila është e nevojshme për të mbjellat në këtë periudhë të vitit. Prandaj, prioritet i prodhuesve bujqësorë duhet të jetë furnizimi i kulturave me sasinë e nevojshme të ujit”, theksojnë agrometeorologët nga DPHM.

Ata kujtojnë gjithashtu se është e nevojshme t’i kushtohet më shumë vëmendje mbrojtjes kundër sëmundjes së hardhisë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share