Vazhdon I nxehti ekstrem në vend. Temperaturat edhe sot arritën deri në 40 gradë cëelsius. Autoritetet shëndetësore inkurajojnë qytetarët të marrin masa të rëndësishme për të minimalizuar rrezikun nga temperaturat e larta.
Në një periudhë kur vendi po përballen me temperaturat e larta nga një valë afrikane, rekomandimet shëndetësore janë të qarta dhe të domosdoshme për qytetarët. Autoritetet shëndetësore dhe ekspertët si dr. Georgi Karamanovski po inkurajojnë qytetarët të marrin masa të rëndësishme për të minimalizuar rrezikun nga temperaturat e larta. Një nga këshillat kryesore është që të shmangen daljet e panevojshme në orën e nxehtësisë maksimale, midis 10:00 dhe 17:00.
”Për shkak të temperaturave të larta që këto ditë e kanë përfshirë Maqedoninë me valë afrikane, rekomandimet për qytetarët janë që të mos dalin nga ora 10:00 deri në 17:00, pasi në mënyrën më të drejtpërdrejtë do të na ndihmojnë neve dhe në radhë të parë vetvetes. Nëse tashmë dalin dhe duhet patjeter të dalin, atëherë duhet të mbajnë me vete lëngje, veçanërisht ujë, duke rihidratuar trupin, sepse djersitemi nga moti i nxehtë. Nëse ndjeni ndonjë simptomë të marramendjes, humbjes së vetëdijes, lëvizni mënjanë, uluni në hije, zbërtheni veshjen tuaj, merrni frymë, sepse humbim lëngje nga djersitja, hani diçka të kripur dhe të shtrihemi” – tha Georgi Karamanovski, shef i kujdesit emergjent mjekësor.
Sa i përket ushqimit, mjeku Karamanovski sugjeron një dietë të pasur në perime dhe fruta, duke shmangur ushqimet e yndyrshme dhe akulloret, të cilat mund të rrisin rrezikun e infeksioneve gjatë këtyre kushteve të nxehta.
Pacientët kronikë, si dhe individët më të rrezikuar si gratë shtatzëna, të rriturit mbi 60 vjeç dhe fëmijët deri në gjashtë vjeç, duhet të jenë të veçantë në përgatitjet e tyre për të mbrojtur shëndetin dhe për të zbatuar terapitë e nevojshme në orët më të freskëta të ditës. Drejtoria për Çështje Hidrometeorologjike, ka njoftuar remperatura ektreme do të ketë dëri më 23 qershor 2024. Të dielën pasdite pritet të ketë rreshje. /tvklan.mk/