“Love Island Albania” nisi rrugëtimin e tij mbrëmjen e djeshme në orën 21:00 në Tv Klan nën drejtimin e Luana Vjollcës. Mbrëmja pati shumë surpriza dhe disa prej çifteve u zyrtarizuan, por hyrja e ‘sexbomb’ duket se e ka trazuar vilën luksoze. Disa prej vajzave janë në mëdyshje nëse do t’a vazhdojnë rrugëtimin në vilë me djalin që zgjodhën apo do i japin një mundësi Arlindit.
‘Sexbomb’ duhet të bëhet çift me një nga vajzat, brenda 24 orëve. Djemtë duken të qetë, por pamja ndonjëherë të gënjen.
Për më shumë ndiqni bashkëbisedimin midis tyre:
Ilda: Sa vjeç je?
Arlindi: 34 tani i kam mbushur, shpresoj të gjej atë që më mungon në jetë.
Arlindi-vajzave: Jeni të kënaqura me çunat e vilës?
Amadea: Jemi ok.
Sofiela: Për aq kohë sa kemi kaluar me çunat jemi ok.
Ndërkohë që vajzat dhe Arlindi po bisedojnë, 5 djemtë e vilës së dashurisë janë ulur përballë tyre dhe po shohin me vëmendje situatën që është krijuar. A do të ndryshojë rrjedha e ngjarjeve apo vajzat do të zgjedhin djemtë që kanë në krah? Mos humbisni asnjë puntatë nga “Love Island Albania”, çdo ditë në orën 18:20 në TV Klan./Love Island Albania