Vajza e Xhensilës nis shkollën me çantë “Dolce and Gabbana” që kushtoi 582 euro

Vajza e Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut nisi sot shkollën.

Ka qenë këngëtarja ajo e cila ka ndarë një fotografi me ndjekësit në Instagram ku shihet vajza e saj dhe përmes së cilës e ka uruar për sukses.

“Suksese e dashura ime. Mami do jetë më ty në çdo hap tëndin. Do jem aty për të duartrokitur çdo sukses tëndin. Tek të shoh duke u rritur ndihem e bekuar, ndihem nënë dhe grua e përmbushur. Suksese në rrugën e dijes”, ka shkruar artistja, njofton Klankosova.tv.

Në foto, ajo që ra në sy ishte çanta e Ajkës e markës “Dolce & Gabbana” e cila në faqen zyrtare ka çmimin 645 dollarë.

Çanta e kuqe është vetëm një nga gjërat e shtrenjta që Xhensila blen, pasi sukseset e saj sidomos gjatë kësaj vere, kanë bërë që pasuria e saj të shtohet edhe më shumë.

Ndryshe, kënga “Lamtumirë” me Ardian Bujupin dhe Noizyn pati një arritje goxha të madhe si në YouTube ashtu edhe në koncerte gjithandej trojeve shqiptare.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share