Vajza e pacientit ka kërkuar të ndalet ekipi i ndihmës së shpejtë për të pirë kafe!

MSh: AUTOAMBULANCA NUK DUHEJ TË NDALEJ, DO TË MERREN MASAT E DUHURA

Vajza e vetë pacientit, i cili transportohej nga Shkupi për në Stugë, ka kërkuar që të ndalet në ndonjë vend për t`u freskuar e me këtë ka ftuar edhe ekipin e ndihmës së shpejtë.

Kështu deklaroi drejtori i Shtëpise së Shëndetit Publik Andon Llozhankovski.

Ai shtoi se ekipi nuk duhej të ndalej të pi kafe pasi kjo nuk është etike.

“Me kërkesë të vajzës së pacientit, pasi ishte e lodhur dhe e dehidruar ka kërkuar që të ndalen të pijnë ujë dhe kafe pasi ka tre orë që po prit transport.Ekupi i ndihmës së shpejtë është ndalur dhe ky është momenti joetik pasi që edhe ata kanë dalë të pijnë kafe. Unë kam formuar komsion së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë dhe më tej do të marrim masat e duhura për sanksionimin e ekipit të ndihmës së shpejtë” – tha Andon Llozhanovski, drejtor.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se ambulanca nuk lejohet të ndalet në atë mënyrë duke paralajmëruar masa disiplinore për ekipin e ndihmës së shpejtë.

“Edhe përkundër asaj që vajza e pacientit ka kërkuar, ambulanca nuk lejohet të ndalojë në atë mënyrë. Ministria e Shëndetësisë ka iniciuar një kontroll dhe detaje nga drejtori i Shtëpisë së Shëndetësisë në Strugë. Pas konstatimit do të merren masat e duhura” – thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Pacienti, tashmë i ndjerë, është trajtuar në Klinikat e Shkupit dhe transportohej për në Strugë. Pacienti ishte në fazën terminale të kancerit dhe paraprakisht ishte vendosur në Klinikën e Gastroenterohepatologjisë në Shkup në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” dhe po ashtu ishte trajtuar në Klinikën e Onkologjisë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share