PËR NJË MUAJ DY TË VDEKUR, KOMUNA INTERVENON – QYTETARËT E PANDËRGJESHËM
Shumica e shtyllave të pllastikës përreth shtigjeve për biçikleta në Komunën e Çairit janë thyër për t’i parkuar veturat. E kjo paraqet telashe për çiklistët dhe këmbësorët. Aga Xhelal i ka 66 vjet e për të shkuar në treg merr biçikletën.
“Me biçikletë shkoj në treg. Me ble diçka. Më mirë me biçiletë se me veturë? Veturë s’kam. Këtë e kam veturë”
Përshkak të uzurpimit të shtigjeve për biçikleta shumica e çiklistëve vozisin në rrugë me çka rrezikojnë jetën e tyre. Për këtë flasin edhe statistikat e MPB-së. Në raportet e policisë vetëm për për çdo ditë ka së paku 10 këmbësor të lënduar. Të rrezikuar janë edhe ata të cilët vozisin trotinet.
“Çfarë të bëjë duhet të marrë një tjetër rrugë duhet të vozis në rrugë kryesore. Kjo nuk është në rregull besoj se e shini edhe vetë”
Përshkak mungesës së parkingjeve, bëhet uzurpimi i vendeve publike thonë qytetarët. Ndërtohen banesa ndërsa nuk planifikohen vendparkingje. Nade Popovska jeton mbi 50 vite në Çair thotë se veturat janë shtuar ndërsa parking vende nuk ka mjafueshëm.
“Rruga është për automjetet, ndërsa trotuari është për qytetarët. Këtu pas vend për të kaluar. Kur kemi ardhur para 55 viteve nuk kishte as 3 vetura në këtë lagje. Tash as këto nuk janë fajtor duhet të ketë parking. Ku t’i vendosin në kokë?”.
E uzurpatorët e vendit publik nuk deshën të flasin para kamerës. Komuna e Çairit disa herë ka larguar zingjirët por qytetarët prap i kanë vendosur. Kryetari i Komunës Visar Ganiu deklaroi se asnjëherë nuk ka lejuar uzurpime të vendeve publike.
“Me isnpektoratin që e kam ne do të veprojmë menjëherë për këtë, duke i larguar dhe duke ngrit procedura kundër personave që janë autor. Uzurpime në Komunë e Çairit prej kur jam unë kryetar asnjëherë nuk e kam lejuar. Për këtë I stimuloj qytetarët të na informojnë ndërsa ne do t’i largojmë” – tha Visar Ganiu, kryetar i komunës së Çairit.
Në raportin е muajit qershor një çiklist 76 vjeçar u lëndua më rëdnë, ndërsa poashtu një fëmijë ka përfunduar në spital. Në muajin qershor kanë ndërruar jetë edhe dy çiklist si pasojë e lëndimeve të rënda.
Video është prodhuar nga Klan TV në bashkëpunim me Institutin për Studime të Komunikimit në kuadër të projektit “Përdor fakte: Përdorimi i gazetarisë së bazuar në fakte për ngritjen e vetëdijes dhe kundër dezinformimit në hapësirën mediatike në Maqedoninë e Veriut”, të financuar nga Ambasada britanike në Shkup. /KlanMacedonia/
*Video është prodhuar nga Klan TV në bashkëpunim me Institutin për Studime të Komunikimit në kuadër të projektit “Përdor fakte: Përdorimi i gazetarisë së bazuar në fakte për ngritjen e vetëdijes dhe kundër dezinformimit në hapësirën mediatike në Maqedoninë e Veriut”, të financuar nga Ambasada britanike në Shkup.