Uta Ibrahimi: Nuk mund ta besoj që në vetëm 3 orë humbëm 4 njerëz, dhe unë isha kaq afër kësaj

Alpinistja nga Kosova, Uta Ibrahimi ishte afër të ngjite majën e Shisha Pangma, e cila është 8027 metra lartësi mbidetare, por në pjesën e fundit është detyruar ta ndaloj ngjitjen dhe të fillojë kthimin pas shkaku i ortekëve të shumtë, të cilët morën jetën e katër alpinistëve në vetëm tri orë.

Uta Ibrahimi kishte nisur ngjitjen në majën e ëndërruar prej kohesh, atë të Shisha Pangma e lartë prej 8027 metrave, por nuk ka arritur të përfundoj shkaku i vështirësive të mëdha dhe humbjes së jetës së katër alpinistëve.

Është vet alpinistja nga Kosova, e cila ka njoftuar për një gjë të tillë me anë të një postimi në profilin e saj privat në Facebook.“Miqtë e mi të dashur, nuk jam në rregull. Por unë jam gjallë, dhe kjo është në rregull!”, ka shkruar fillimisht Ibrahimi në profilin e saj.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share