UT: Nisin regjistrimet e studentëve për vitin akademik 2022/2023

INTERESIMI MË I MADH PËR MJEKËSISË – PRITET TË REGJISTROHEN MBI 2.000 STUDENTË

 Ardea nga Tetova dorëzonte dokumente në Universitetin e Tetovës për të studiuar arkitekturë.

Ndërsa Leoni nga Kosova kishte zgjedhur të studionte mjekësinë e përgjithshme në këtë universitet.

 

–         Mendoj se këtu ka më shumë zgjedhje dhe është afër vendit tonë.

–         Çfarë do të studiosh?

–         Unë zgjodha arkitekturën dhe mendoj se është më e arsyeshme të studioj në Tetovë sepse është Universiteti i vendit tonë, deklaroi për tv KlanM  Adrea studente.

–         Zgjodha të studioj mjekësi të përgjithshme në Universitetin e Tetovës, i cili është një universitet i njohur dhe me renome, jam nga Kosovë, dhe zgjodha të vazhdoj studimet këtu deklaroi për tv KlanM Leoni -student.

Udhëheqësi i zyrës për arsim Ibrahim Neziri tha se interesimi për të studiuar në UT është shumë i madh dhe se deri tani janë regjistruar mbi 1.000 studentë dhe pritet rritja e numrit të studentëve deri në përfundimin e afateve për regjistrim.

“Vite me radhë është e zakonshme që interesimi për shkencat mjekësore të jetë më i theksuar, por kjo nuk do të thotë që nuk ka aplikime në programet e tjera, aplikimet janë të shpërndarë në të gjitha programet dhe në bazë të të dhënave të para që kemi, aktualisht ka rreth 1000 aplikantë dhe presim që ky numër të jetë edhe më i lartë në ditët në vijim. Sigurisht që universitetet shtetërore mbeten në vendin e parë mes kandidatëve për shkak të ofertës akademike që kanë, kanë shumë zgjedhje, ka kuota shtetërore dhe zgjedhja është më e madhe, poashtu ofrohen shumë fusha të ndryshme studimi”, deklaroi për tv KlanM Ibrahim Neziri- Udhëheqës i zyrës për arsim në UT.

Ndryshe UT këtë vit akademik ofron 89 programe studimi kurse në 13 fakultete në vitin akademik 2022/2023 pritet të regjistrohen mbi 2.000 studentë./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share