UT: Kongresi ndërkombëtar i shkencave humane, sociale dhe arteve

PREZANTOHEN 315 PUNIME SHKENCORE NGA 485 EKSPERTË

Në Universitetin e Tetovës u mbajt Kongresin Ndërkombëtar të Shkencave Humane, Sociale dhe Arteve.

Kongresi në të cilin do të prezantohen 315 punime shkencore nga 485 ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë, vendos Universitetin e Tetovës  si një nga institucionet lider të arsimit të lartë në vend – u tha nga të pranishmit.

Shkenca është motor i praktikës, u tha në Konferencë, shtyllë pa të cilin provat dhe arritjet shkencore e bëjnë të pamundur çdo përparim.

“Duke u nisur nga pohimet se prodhimi dhe roli i dijes duhet kuptuar si një nga elementet më të rëndësishme dhe reciprocitet midis shoqërisë, kulturës dhe shkencës kjo konferencë synon të jap kontributin në afirmimin e njohurive të reja për një bashkim të tillë” – deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.

Ndërsa rektori i Universitetit të Tetovës tha se këto punime shkencore paraqesin një mundësi të mirë për pjesëmarrësit për prurje të reja në fushat profesionale dhe shkencore.

“Ngjarjet e këtij niveli shkencor, qoftë nga ana organizative qofte programi i ngjeshur i tij ku marrin pjesë 485 hulumtues shkencor nga 25 njësi akademike paraqesin një mundësi të mirë për pjesëmarrësit për prurje të reja në fushat profesionale dhe shkencore” – tha Vullnet Ahmeti, rektor.

Punimet e shkencave humane, sociale dhe arteve do të prezantohen prej 16 deri në 18 nëntor në Universitetin e Tetovës. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Avni Tahiri

Lexo gjithashtu
Total
0
Share