PËRFUNDON LIGA UNIVERSITARE E FUTBOLLIT NË SALLË
Me ndeshjet e raundit të gjashtë dhe të fundit me sukses përfundoi Liga Universitare e futbollit në sallë që tradicionalisht organizohet nga Federata e Sporteve Universitare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Organizator i raundit të gjashtë ishte Universiteti I Tetovë, njofton KlanM.
Fituesi i garave universitare në futsall doli ekipi i Universitetit të Tetovës pasi në ndeshjen e fundit mundi ekipin e Universitetit “Goce Dellçev” të Shtipit me rezultatin 7-2. Rektori I UT-së, prof.dr Kushtrim Ameti, sic njofton KlanM, përgëzoi ekipin fitues por edhe të gjithë pjesëmarrësit.
“Është një sukses i madh i studentëve tanë në këtë event të organizuar nga Federata e Spreve Universitare të Maqedonisë në të cilën ishin pjesëmarrës shtatë universitet të ndryshme” – tha Kushtrim Ameti, rektor i UT-së.
Vendi I dytë i takoi Universitetit Ndërkombëtar të Sllavistikës, ndërsa I treti doli Universiteti “Shën Klimenti I Ohrit” nga Manastiri.
UEJL-së iu nda çmimi Fair-Play.
Pë tre ekipet e para u ndanë Kupa dhe medalje. /KlanMacedonia/