UT dhe Parku Kombëtar “Mali Sharr” nënshkruan memorandum bashkëpunimi

Universiteti i Tetovës dhe Institucioni Publik Parku Kombëtar “Mali Sharr” nënshkruan memorandum bashkëpunimi. Memorandumi u firmos nga Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti dhe Drejtori i Parkut Kombëtar “Mali Sharr”, Ibrahim Dehari.

Ky memorandum buron nga nevoja për zhvillimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve të partneritetit mes të dy institucioneve për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta si, seminare, konferenca, punëtori dhe të ngjashme. Po ashtu, memorandumi parasheh edhe organizimin e veprimtarive të tjera, që synojnë mirëqenien e përgjithshme.

Universiteti i Tetovës dhe Parku Kombëtar “Mali Sharr” gjatë këtij bashkëpunimi do të ndajnë informata relevante me interes të ndërsjellë ku do të marrin pjesë në trajnime profesionale, seminare, konferenca, tryeza të rrumbullakëta dhe aktivitete të tjera, që lidhen me forcimin e kapaciteteve dhe cilësisë së shërbimeve, hulumtimeve shkencore të të dyja institucioneve.

Gjithashtu, bashkërisht do të kontribuojnë në zhvillimin e programeve të përshtatshme me nevojat e shfrytëzuesve të shërbimeve të institucioneve nënshkruese të marrëveshjes, dhe do të ndihmojnë njëri-tjetrin me këshilla profesionale, ku do të ndajnë përvojat ekzistuese dhe të reja, të rëndësishme për fushën e tyre të veprimtarisë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share