Ushtria turke kapi eksplozivë dhe raketa të PKK-së në veri të Sirisë

Forcat turke të sigurisë dhe komuniteti i inteligjencës kanë filluar aktivitete që synojnë reduktimin e aftësive luftarake të Partisë së Punëtorëve të Kurdëve (PKK).

Ushtria turke dhe forcat e sigurisë gjetën depo armësh dhe eksplozivësh që i përkisnin PKK-së në veri të Sirisë.

Sipas arsenalit të gjetur, PKK ka në dispozicion municion dhe armë të konsiderueshme.

 

Në përgjigje të sulmit terrorist në Ankara, Forcat Ajrore Turke nisën një seri sulmesh ajrore kundër objektivave të PKK-së në Siri dhe Irak.

Ndryshe, PKK-ja po lufton për autonomi në Turqinë juglindore që nga vitet 1980 – ku deri më tani kanë vdekur dhjetëra mijëra njerëz.

PKK-ja konsiderohet grup terrorist nga Turqia dhe aleatët e saj perëndimorë.

Sulmi i sotëm në një objekt mbrojtës në Ankara vjen një ditë pasi kreu i partisë nacionaliste të ekstremit të djathtë të Turqisë – aleate me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoganin – ngriti mundësinë që liderit të burgosur të PKK-së, Abdullah Ocalan, mund t’i jepet lirimi me kusht nëse ai heq dorë nga dhuna dhe shpërndahet organizata e tij. /Telegrafi/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share