Ushtria Izraelite vret gabimisht tre pengje

FORCAT PO KRYENIN NJE OPERACION KUNDER MILITANTEVE NE VERI TE GAZES, SULMET AJRORE GODASIN JABALIA 14 TE VRARE

Gjatë një operacioni në veri të Gazës ushtria izraelite ka vrarë gabimisht tre pengje. Pas incidentit qindra njerëz u mblodhën në qendër të Tel Aviv duke i bërë thirrje qeverisë të sigurojë një marrëveshje për lirimin e pengjeve të mbetura. Dhjetra palestinezë u vranë në Gaza nga sulmet ajrore  në Xhabalia ku humbën jetën 14 njerëz

Ushtria izraelite ka vrarë gabimisht tre pengje gjatë bombardimeve në Gaza. Ata u identifikuan si Yotam Haim, 28 vjeç, Samer Talalka, 22 vjeç dhe Alon Shamriz, 26 vjeç.

Forcat izraelite dyshonin se ata ishin militant të Hamasit te cilët fshiheshin në Shejaiya, në veri të Gazës, ndërsa shprehën se keqardhje për incidentin tragjik.

Trupat e tre burrave janë kthyer në territorin izraelit, ku nga kontrollet u konfirmuan edhe identiteti i tyre.

Yotam Haim, i cili u rrëmbye nga Kibbutz Kfar Aza më 7 tetor, Alon Shamriz ishte gjithashtu në Kfar Aza në kohën e sulmit, ndërsa Samer Talalka u rrëmbye nga Kibbutz Nir Am.

Qindra njerëz u mblodhën në qendër të Tel Avivit pas njoftimit dhe marshuan në një bazë ushtarake të IDF në qytet, duke i bërë thirrje qeverisë të sigurojë një marrëveshje për lirimin e pengjeve të mbetura.

Demonstruesit mbanin qirinj dhe mbanin pankarta që shkruanin “Sillini ata në shtëpi”; dhe “Shkëmbimi i pengjeve të bëhet tani!”, ndërsa bën thirrje për dorëheqjen e  kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

Ndërkaq dhjetra palestinezë u vranë në Gaza në sulmet ajrore  vetëm disa orë pasi SHBA-të i kërkuan Izraelit të zvogëlojë fushatën e tij ushtarake dhe të synojë vetëm liderët e Hamasit.

Të paktën 14 njerëz vdiqën nga sulmet ajrore që goditën dy shtëpi në Jabalia dhe dhjetëra të tjerë u vranë në një sulm ajror të veçantë që goditi një shtëpi tjetër po në kampin Jabalia.

Me luftime intensive tokësore në të gjithë gjatësinë e Rripit të Gazës dhe organizatat e ndihmës që paralajmërojnë për një katastrofë humanitare, Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se Izraeli rrezikon të humbasë mbështetjen ndërkombëtare.

Sirenat ranë edhe në Jerusalem dhe shpërthime por dronët u kapën nga Iron Dome të Izraelit. Krahu i armatosur i Hamasit mori përgjegjësinë për sulmin me raketa që e quajti një përgjigje ndaj masakrave kundër civilëve”.

Agjencitë e ndihmës, duke paralajmëruar se uria akute po godet Rripin e Gazës ndërsa sëmundjet tanimë janë përhapur në strehimoret e improvizuara.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share