Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) qëlluan mbi njerëzit që ishin duke u evakuuar në Gazën veriore për në jug, por kjo ndodh sepse ata ishin anëtarë të Hamasit, i tha BBC-së zëdhënësi i IDF, nënkoloneli Richard Hecht.
Në fillim të kësaj jave, civilët që ikën nga luftimet në Gazën veriore përshkruan se kishin parë trupa të dekompozuar dhe tanke izraelite përgjatë një “rruge të sigurt” të caktuar.
I pyetur pak kohë më parë nga BBC Neës nëse Izraeli po bënte mjaftueshëm për të mbrojtur civilët e Gazës, Hecht tha se korridoret humanitare, pauzat taktike në luftime dhe paralajmërimet për të lëvizur në jug ishin tregues se ata nuk ishin në luftë me popullin e Gazës.
“Ne kemi bërë, për katër javët e fundit, gjithçka që mundemi”, tha Hecht.
I pyetur se si e sheh përfundimin e këtij konflikti, Hecht tha se ai ishte një “ushtarak” dhe për këtë arsye nuk mund të spekulonte, vetëm se “nuk mund të na ndodhë përsëri kjo gjë [sulmet e 7 tetorit nga Hamasi]”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.