Të paktën 136 pengje mbahen ende në Gaza, sipas Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.
Zëdhënësi i IDF-së, Daniel Hagari tha se numri përfshin 17 gra dhe fëmijë, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
Ushtria izraelite tha se trupi i një pengu, Ofir Tzarfati, u kthye në Izrael.
Ai u konfirmua i vdekur të enjten. IDF nuk specifikoi se kur dhe ku u vra Tzarfati.