Ushtria izraelite e njohur si IDF, ka publikuar pamjet që pretendon se shfaq trupat e saj duke u futur në jug të Libanit.
IDF-ja tha se trupat “kanë lokalizuar dhe shkatërruar infrastrukturën e Hezbollahut, që përfshinë lansuesit e raketave, eksplozivë nëpër depo dhe pajisje tjera ushtarake”.
Ky operacion ishte konfirmuar edhe nga Hezbollahu, që pretendonin se janë përgatitur dhe të gatshëm të përleshen me ushtrinë izraelite, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, IDF-ja ka paralajmëruar banorët e 24 fshatrave libaneze, që të evakuohen dhe të qëndrojnë sa më larg jugut.
Ndërkaq izraelitët kanë pranuar se në një pritë të organizuar nga militantët e Hezbollahut në Liban, është vra një komandant i ushtrisë izraelite. /Telegrafi/