Ushtria izraelite e njohur si IDF ka njoftuar se ka kryer sulme ajrore mbi kryeqytetin libanez – Bejrut.
Izraeli i ka cilësuar sulmet si të “shënjestruara”, dhe se lidhur me detajet për këtë do të informojnë mediat pas pak, transmeton Telegrafi.
E mediat libaneze raportojnë se sulmi ka ndodhur në Dahiyeh që njihet si “strofulla” e Hezbollahut.
Ndërkaq nga sulmet ajrore izraelite mbi Libanin, deri më tani janë vrarë mbi 500 persona dhe mbi 1 mijë tjerë janë plagosur.
Si kundërpërgjigje ndaj këtyre sulmeve, Hezbollahu ka shkrepur mbrëmë qindra raketa në drejtim të territorit të Izraelit. /Telegrafi/