Ushtria izraelite futet në zyrat e Al Jazera në Bregun Perëndimor, me urdhrin për ta mbyllur – gjithçka u transmetua drejtpërdrejt

Televizioni i Katarit, Al Jazeera, ka njoftuar se mëngjesit e sotëm forcat izraelite janë futur në zyrat e saj në Bregun Perëndimor, përkatësisht në qytetin e Ramallahut me urdhrin për ta mbyllur për 45 ditë.

Ky televizion publikoi drejtpërdrejtë pamjet, kur forcat izraelite futen në zyrat e televizionit dhe ua dorëzojnë punonjësve urdhrin që të ndërpritet transmetimi, transmeton Telegrafi.

Nga Sindikata palestineze e Gazetarëve, dënohet ashpër kjo lëvizje e izraelitëve, duke theksuar se “është një vendim ushtarak arbitrar që përbën shkelje kundër gazetarisë dhe punës së një media – që po tregon krimet që po kryhen kundër popullit palestinez”.

Muajve të fundit ka patur përpjekje të autoriteteve izraelite që të mbyll këtë rrjet me pretekstin se ka shumë propagandë anti-Izrael dhe një retorikë pro-Hamas.

Në maj, autoritetet izraelite kryen bastisje në dhomën e një hotelit në Jerusalem që po shfrytëzohej nga Al Jazeera si zyrë, pasi qeveria izraelite vendosi ta mbyll këtë televizion, me arsyetimin se po kërcënon sigurinë kombëtare. /Telegrafi/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share