Ushtria izraelite: 2500 objektiva të Hamasit janë goditur që nga fillimi i operacioneve tokësore

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë thënë se forcat e saj tokësore, ajore dhe detare kanë goditur më shumë se 2 mijë e 500 objektiva terroriste që nga fillimi i operacioneve të saj tokësore në Gaza.

“Brenda natës, trupat izraelite drejtuan avionët për të goditur një kompleks ushtarak të Hamasit, i cili përmban qendra komandimi dhe kontrolli, poste vëzhgimi dhe infrastrukturë shtesë terroriste”, thonë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit.

Ata shtojnë se trupat izraelite po vazhdojnë të eliminojnë në luftime ata që i quajnë “terroristë”.

Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza thotë se më shumë se 30 njerëz janë vrarë në një sulm ajror izraelit në një kamp refugjatësh, ndërkohë që Izraeli deklaron se po heton nëse forcat e saj po vepronin në zonë në atë kohë.

Bilanci është tragjik përsa i përket viktimave të luftës. Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza thotë se më shumë se 9,400 njerëz janë vrarë në Rripin e Gazës që nga 7 Tetori./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share