Ushtarit hungarez që u lëndua në Zveçan i amputohet këmba

OPOZITA E SHQETËSUAR ME VEPRIMET E KURTIT NË VERI

Dhjetëra ushtarë ishin të KFOR-it mbetën të plagosur  në protestën e dhunshme të 29 majit në Zvecan.

Por njëri ushtar hungarez e ka pësuar më keq. Atij I është amputuar këmba pasi kishte marrë lëndime të renda në Zvecan raportojnë mediat hungareze.

Ndonëse janë bërë më shumë se një muaj, protestat po vazhdojnë në veri ndërsa situate vazhdon të jetë e brishtë.

BE-ja I ka vendosur masa ndëshkimi Kosovës pasi sipas tyre nuk po ndërmerr hapa për deeskalimin e situatës në këtë pjesë të vendit.

Opozita është shprehur e shqetësuar me veprimet e sic ka thënë kryeministrit Kurti ndërsa kërkojnë zgjedhje të parakohshme.

Ata nuk po marrin pjesë në votime në seanca të Kuvendit si ndëshkim për veprimet e pushtetit pas izolimit sic thonë me gjithë faktorin ndërkombëtar.

Madje reagime nga opozita kishte edhe për mënyrën se si ka reaguar Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla e cila ka ironizuar me BE-në duke e quajtur tigër prej letre.

Tensionet në veri kanë nisur që nga 26 maji kur kryetarët e rinj shqiptar të komunave veriore të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit tentuan të hyjnë në objekte të këetyre komunave e që janë të banuara me shumicë serbe.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share