Ushtari profesionist dyshohet se u ka dërguar celularë të burgosurve në Idrizovë – ARMV-ja inicon procedurë!

PTHP – Shkup ka inicuar procedurë kundër një 23-vjeçari të dyshuar për veprën penale – Keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve. Prokurori Publik, sic njofton KlanM, ka dorëzuar masën e paraburgimit për të dyshuarin.

Siç thuhet në komunikatën e PTHP-së, i dyshuari më 1 shkurt në Burgun e Idrizovës, si ushtar profesionist i ARMV-së, për shkak të situatës së krizës të shpallur, ka qenë I angazhuar si sigurim në Burgun e Idrizovës dhe ka tejkaluar autorizimet zyrtare dhe dy të burgosurve u ka siguruar telefona celularë.

“Pasi paraprakisht kishte fshehur 10 celularë në jelekun taktik të uniformës, ai ka braktisur vendin e rojes dhe duke e ditur se të dënuarit ishin lëshuar në shëtitje ditore, është ndaluar afër murit dhe përmes dy gardheve mbrojtëse ua ka hedhur celularët, me qëllim që t`u mundësojë komunikimin pa mbikqyrje” – thuhet në njoftimin e PTHP-së.

Janë prononcuar edhe nga Shtatmadhoria e ARMV-së, ku sic njofton KlanM, thonë se janë ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme konform ligjit dhe janë nisur procedurat për zbatimin e masave adekuate disiplinore.

“Konform procedurave, shërbimet kompetente për siguri në ARMV dhe në policinë ushtarake, janë në koordinimin të afërt dhe bashkëpunojnë me PTHP-në dhe organet kompetente hetuese të MPB-së. Pas kualifikimit të veprës, konform kompetencave ligjore do të ndërmerren masa adekuate dispilinore, ku në rastin konkret konform Ligjit për shërbim në Armatë, i takon shkeljes disiplinore për të cilin parashihet masa më e ashpër disiplinore – ndërprerja e marrdhënies së punës” – thuhet në njoftimin e Shtatmadhorisë së ARMV-së./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share