Në Jordani është hapur një restorant i pazakontë i cili i josh klientët jo vetëm përmes pjatave që ofron, por edhe përmes një përvoje unike. I ideuar sipas konceptit “ushqehu dhe shtrihu”, restoranti ka shtretër në dispozicion për klientët që t’i përdorin dhe të bëjnë një sy gjumë pasi të ushqehen.
Një nga pronarët e restorantit, Omar Mbaideen, tha se ideja filloi nga një shaka, por ajo më pas u mirëprit nga klientët.
“Është një përvojë e bukur, veçanërisht për ata që vijnë nga një vend i largët. Unë vij nga një fshat i largët, kështu që kur ha Mansaf ndihem i përgjumur dhe nuk mund të ngas makinën. Mendoj se është më mirë të kesh një orë pushim dhe pastaj të ngasësh.”
Mendohet se Mansaf shkakton përgjumje për shkak të përbërësve të tij me shumë yndyrë, veçanërisht gjatë motit të nxehtë, duke bërë që adhuruesit e pjatës së njohur kombëtare të Jordanisë të shmangin restorantet.
Klan News