US Open: Spanjollët Nadal dhe Alcaraz kualifikohen në raundin e dytë

Grand slam i US Open ka vijuar sot me takimet e radhës së raundit të parë. Tenisti spanjoll Rafael Nadal nisi me fitore në Grand slam I US Open 2022 duke e mundur R.Hijikata nga Zelanda e Re me rezultatin 3:1 në sete 4-6, 6-2, 6-3 dhe 6-3. Nadal këtë ndeshje e nisi keq pasi në setin e parë humbi 4-6, por në tri setat tjera shkëlqeu dhe në fundi siguroi kualifikim në fazën tjetër.

Kualifikim në raundin e dytë kanë siguruar edhe spanjolli tjetër Carlos Alcaraz, i cili mundi argjentinasin Sebastian Baez 3-0 në sete. Fitore të pritur ka shënuar edhe italiani Jannick Sinner, i cili mundi gjermanin 3-2 gjermanin Daniel Altmeier, ndërkohë që po 3-2 fitoi edhe rusi Andrey Rublev ndaj serbit Laslo Djere.

Një biletë për më tej sigurojnë edhe argjentinasi Diego Schawrtzman, kroati Marin Ciliq, amerikani John Isner, kanadezi Denis Shapovalov, britaniku Cameron Norrie, bullgari Grigor Dimitrov e francezi Richard Gasquet.

/KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share