US Open: Medvedev, Murray e Kyrgios kualifikohen në raundin e tretë

Kualifikohet Serena Williams mposht numrin 2 në botë

 Kanë nisur sot ndeshjet e raundit të dytë për meshkuj në grand slam të US Open. numri 1 në botë, tenisti rus Daniil Medvedev, fitoi 3-0 ndaj francezit Arthur Rinderknech.

Në raundin e tretë kualifikohet edhe britaniku Andy Murray, që mundi 3-1 me përmbysje amerikanin Emilio Nava.

Nuk zhgënjen as australiani Nick Kyrgios, që që mundi po 3-1 francezin Benjamin Bonzi, ndërsa italiani Matteo Berrettini mundi 3-1 francezin tjetër Hugo Grenier. eliminohet nga gara numri 6 në botë, kanadezi Felix Auger Aliassime, që u mund 3-0 nga britaniku Jack Draper.

Në ndeshjet e tjera të luajtura sot, spikatin fitoret e norvegjezi Casper Ruud, numri 5 në botë, që mundi 3-1 holandezin Tim VanRijthoven. Fiton edhe spanjolli Pablo Carreno Busta, që mundi 3-1 kazakun Alexandar Bublik.

Në kategorinë e femrave vijon rrugëtimi i tenistes amerikane Serena Williams në US Open, duke fituar sot 2-1, ndaj estonezes Anett Kontaveit, numri 2 në botë. Një paraqitje e mirë e motrës së vogël Williams, që është në turneun e fundit në karrierën e saj.

Në raundin e tretë kualifikohet edhe tenistja greke Maria Sakkari, që mundi 2-1 kinezen Xiyu Wang. Pa probleme fiton edhe 18-vjeçarja amerikane Cori Gauff, që mposhti 2-0 rumunen Elena Ruse.

Një biletë për më tej sigurojnë edhe tenistja franceze Caroline Garcia e ajo australiane Ajla Tomljanovic. Surprizë eliminimi i kanadezes Leylah Fernandez, ndërkohë që avancon më tej tenistja amerikane Shelby Rogers.

                        

Lexo gjithashtu
Total
0
Share