Ursula Von Der Leyen drejt NATO-s/ Pas 70 vitesh një grua mund të marrë kontrollin e NATO-s

Presidentja aktuale e KE dhe ish-ministre e Mbrojtjes e Gjermanise Ursula Von Der Leyen mund të jetë shefja e re e NATO-s në vitin 2024 pasi ajo mbaron mandatin në krye të KE dhe europa e bashkuar mban zgjedhjet për institucionet e reja. Edhe kryeministrja estoneze Kaja Kalas iu përgjigj pozitivisht pyetjes nëse do të donte të konsiderohej për të marrë atë post, kur të mbarojë mandati i shefit aktual Jens Stoltenberg plot 10 vite në këtë detyre.

Callas është e njohur për pikëpamjet e saj anti-ruse dhe ka theksuar se Ukraina përfundimisht do të ketë sukses në zmbrapsjen e agresionit rus. Ajo hodhi poshtë pretendimet se konflikti është në ngërç, duke thënë se analiza të tilla të situatës në fushën e betejës u shërbejnë interesave ruse.

Pas shtatë dekadash të dominimit të burrave në krye të Aleancës së Atlantikut të Veriut në Bruksel shumë besojnë se është koha që një grua të marrë kontrollin e NATO-s ne vitin 2024. Katër krerët e fundit te aleances veriatlantike ishin britanikë, holandezë, danezë dhe tani një norvegjez.

Për këtë pozicion duket që të jetë i interesuar edhe kryeministri holandez në largim Mark Rutte që ka deklaruar se pozicioni i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s është shumë interesant” duke mos e përjashtuar mundësinë e marrjes së atij posti.

Megjithëse emri i shefit te NATO-s vendoset me konsensus, vota e Uashingtonit është vendimtare. Pasardhësi i Stoltenberg duhet që të miratohet nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden.

Ishte presidenti Biden ai që bllokoi kandidaturën e ish-ministrit britanik të Mbrojtjes Ben Ëallace, pasi Mbretëria e Bashkuar njoftoi planet për të trajnuar pilotët ukrainas për avionët F-16 të prodhimit amerikan pa u konsultuar me parë me SHBA-të.

Raportet e fundit tregojnë se Biden favorizon Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Ish-ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë sipas zyrtarëve të lartë amerikane do të sillte përvojën përkatëse dhe do të siguronte mbështetje unanime për Ukrainën brenda aleancës.

Mbetet të shihet edhe vota e Shqipërisë në kuadër të NATO-s gjatë përzgjedhjes së shefit të ri të aleancës.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share