Një ndër rrugët më të famshme të Londrës, West End, është ndriçuar për herë të parë me drita në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit.
“Urime Ramazani” ishin dritat që ndriçuan rrugën me mijëra drita, njofton Klankosova.tv.
Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, ka thënë se ishte nder për të që zyrtarisht t’i ndizte dritat.
“Për herë të parë ndonjëherë West End po ndriçohet nga një shfaqje e bukur dritash për të shënuar muajin e shenjtë të Ramazanit ☪️✨. Ishte nder t’i ndizja zyrtarisht këtë mbrëmje përpara fillimit të Ramazanit” ka shkruar Khan në Twitter.
Që nga dita e nesërme, 23 mars, myslimanët në mbarë botën do të fillojnë muajin e shenjtë të Ramazanit.
https://twitter.com/MayorofLondon/status/1638278408298811394