Uragani “Hilary” i drejtohet Kalifornisë

Për herë të parë, Kalifornia Jugore në SHBA ka lëshuar alarmin për stuhinë tropikale, teksa uragani “Hilary” vazhdon rrugën nga Paqësori dhe i është drejtuar Kalifornisë.

Qendra Kombëtare e Uraganeve në SHBA paralajmëroi se stuhia do të shkaktojë përmbytje katastrofike, madje edhe kërcënuese për jetën e qytetarëve.

Uragani që ishte i kategorisë 4, është zvogëluar në një stuhi të kategorisë 2. Megjithatë, pritet që të shkaktojë dëme edhe si stuhi tropikale. Gjatë të dielës pritet që stuhia të mbërthejë SHBA-në.

Edhe Meksika do të përballet me këtë stuhi tropikale. Ushtria në këtë shtet është në gatishmëri për të ndihmuar gjatë situatës që pritet të krijohet.

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share